image Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Siguri

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Lupç, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët si pasojë e lëndimeve të marra janë dërguar për tretman mjekësor.

Rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në levizje, si pasojë  janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin.“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin. /GazetaSinjali/