Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Lupç, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët si pasojë e lëndimeve të marra janë dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në levizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin.“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin. /GazetaSinjali/