Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete, shkruan Gazeta Sinjali.
Aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se nga ky aksident janë lënduar tre persona, të cilët më pas kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovcë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.