image Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, një i vdekur dhe shtatë të lënduar

Rajon

Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, një i vdekur dhe shtatë të lënduar

news image

Një person ka vdekur kurse shtatë të tjerë janë lënduar në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira tre automjete.

Ndërkaq rruga magjistrale Gostivar – Kërçovë nga ora 15:30 është e bllokuar në të dyja korsitë.

“Sot rreth orës 15 e 30 minuta në SPB-Tetovë është lajmëruar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tre automjete. Një person ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 7 persona të tjerë janë dërguar në Spitalin e Gostivarit. Prokurori publik dhe nëpunësit e Stacionit policor të Gostivarit po kryejnë hetimet në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, nga ora 15:30 rruga magjistrale Gostivar – Kërçovë është e bllokuar në të dyja korsitë”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. /Gazeta Sinjali/