Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Kukës-Morinë në afërsi të uzinës.
Mësohet se një automjet me targa të Kosovës ka goditur një kalimtar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet. Ndërkohë për shkak të aksidentit si edhe kthimit të shqiptarëve të Kosovës nga bregdeti në fundjavë, është krijuar radhë e gjatë makinash në këtë aks./abcnews.al