Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit sot rreth orës 17:05. Nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore, një prej tyre është në gjendje më të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai tha se në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit “Renault” dhe “BMW”.
“Vetura ‘Renault’ me targa vendore, ngjyrë e bardhë, ka qenë duke lëvizur nga Korisha në drejtim të Prizrenit dhe me të arritur te udhëkryqi për në fshatin Lubizhdë, merr kthim në të majtë pa u siguruar mirë dhe kështu e pengon veturën ‘BMW’, ngjyrë e kaltër, e cila ishte duke lëvizur nga Prizreni ne drejtim te Suharekës“, tha Osmanollaj për Sinjalin.
Nga ky aksident ka pasur edhe dëme materiale.