image Aksident në Prizren, një person përfundon në emergjencë

Kosovë

Policia/ Aksident në Prizren, një person përfundon në emergjencë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën Ismail Kryeziu” në Prizren.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person po merr tretman mjekësor në emergjencën rajonale në qytetin e Prizrenit.

Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe togeri Shaban Osmanollaj nga Policia e Prizrenit.

“Rreth orës 15:30 policia ka pranuar informacion për një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren. Për momentin një person gjendet në emergjencën rajonale ne Prizren”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e trafikut rajonal, të cilat po merren me rastin. /Gazeta Sinjali/