Në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren, sot një motoçikletë ka goditur një këmbësor, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima, si pasojë e aksidentit, ka pësuar lëndime trupore.
Për Sinjalin, këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit.
“Në orën 13:51, në rrugën “Adem Jashari”, ngasësi i motoçikletës ka goditur një këmbësor, i cili është lënduar“, thonë nga policia.