Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy veturash në Prizren, njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Dje rreth orës 15:00, në rrugën Turgut Ozall, pas përplasjes së dy veturave mes vete, dy vozitësit janë lënduar.
Sipas raportit të policisë, një nga vozitësit, femër, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal në Prizren për tretman pasi ka marr lëndime më të rënda./ Gazeta Sinjali/