image Aksident në Prishtinë, lëndohen rëndë 4 persona

Siguri

Aksident në Prishtinë, lëndohen rëndë 4 persona

news image

Katër persona kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku mbrëmë rreth orës 23:30 në fshatin Grashticë të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK.

Sipas saj, dyshohet se deri te aksidenti erdhi pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, në fshatin Grashticë të Prishtinës, ka ndodhë një aksident trafiku ku një automjet  i tipit Suzuki, për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona, prej tyre katër kanë lëndime të rënda. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit të komunikacionit rrugor”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/