image Aksident i rëndë në Pejë, vdes tetë vjeçarja

Kosovë

Policia/ Aksident i rëndë në Pejë, vdes tetë vjeçarja

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Ozdrim të Pejës, ku tre persona kanë marr lëndime të rënda trupore ndërsa një vajzë tetë vjeçare ka ndërruar jetë në emergjencën e Pejës.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, i cili ka thënë se dy automjete kanë qenë të involvuara në aksident.

“Po ky ka qenë një aksident që ka ndodh rreth orës 13:47, ne rrugën Pejë- Mitrovicë, në fshatin Ozdrim. Dy automjete kanë qenë të involvuara në aksident dhe tre persona janë lënduar rëndë dhe një fëmër që ka lindur në vitin 2012 ka vdekur në emergjencën e Pejës”, ka thënë Ibra për Gazetën Sinjali.

Sipas tij të aksidentuarit nuk i janë përshtatur kushteve të rrugës. /Gazeta Sinjali/