image Aksident në Pejë, lëndohen tre persona

Kosovë

Aksident në Pejë, lëndohen tre persona

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali togeri i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Njësitet relevante i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi./Gazeta Sinjali/