image Aksident në Pejë, lëndohen katër persona (PAMJE)

Siguri

Aksident në Pejë, lëndohen katër persona (PAMJE)

news image

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 07:44 në fshatin Gllaviqicë të Komunës së Pejës, me ç’rast janë lënduar katër persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Të aksidentuarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 07:44 minuta policia është njoftuar për një aksident në fshatin Gllaviqic. Në aksident janë përfshi dy automjete kurse lëndime kanë pësuar katër persona. Të njëjti janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Në vend të ngjarjes janë hetuesit e aksidenteve për ta kryer vendshkimin”, tha Gashi për Sinjalin.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka dërguar disa foto nga ky aksident ky shihen veturat e dëmtuara.

/Gazeta Sinjali/