image Aksidentohen dy vetura në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Siguri

Aksidentohen dy vetura në Mitrovicë, lëndohen tre persona

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave sot në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali.

Zahiti ka thënë se dyshimet e para janë se ky aksident është shkaktuar nga një veturë e cila në mënyrë të pasigurt ka hyrë në tejkalim.

“Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, kurse të lënduar kanë mbetur tre persona të cilët sipas informacioneve të para janë dërguar për tretman mjekësor. Dyshohet se njëri nga pjesëmarrësit e aksidentit ka humbur kontrollin, ka hyrë në tejkalim të pasigurt“, tha Zahiti./Gazeta Sinjali/