Një aksident ka ndodhur në magjistralen Podujevë- Prishtinë, si pasojë e të cilit ka mbetur i lënduar një person.
Ky aksident ka ndodhur ndërmjet dy veturave sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:00 në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Autostradës (në fshatin Trudë), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.