Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e sotme të mbrëmjes në magjitralen Prishtinë-Pejë, më konkretisht tek vendi i quajtur “Kodra e Dollcit”.
Sipas pamjeve të dërguara nga disa sinjalizues, shihet se si një veturë ka dalë nga rruga pas aksidentit të shkaktuar.
Sipas pamjeve, Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.
Sinjali do të iu mbajë të informuar.