Një aksident i ndodhur pak minuta më parë në Korçë, në afërsi të fshatit Rembec solli humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit, Mikel Bode.
Mësohet se viktima, 37 vjeç, banor i fshatit Orman po udhëtonte i vetëm.
Trupi i të ndjerit ndodhet poshtë makinës dhe aktualisht po punohet për nxjerrjen e tij. Në vendngjarje ndodhen policia, ambulanca dhe zjarrfikësja. /Gazeta Sinjali/