Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë ka vdekur një grua në cilësinë e këmbësores, raporton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për, Xh. A femër 28 vjeçare, e cila nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra.
“Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran”, tha zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazetën Sinjali.
Ngasësi i veturës është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z , 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, konfirmoi Ahmeti.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Sinjali/