Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.
Sinjalizuesit kanë dërguar një fotografi ku shihet se të paktën dy vetura janë përfshirë në aksident.
Nga pamjet shihet se një veturë e tipit “Peugeot” është dëmtuar rëndë.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, ka konfirmuar aksidentin për Sinjalin. Ka thënë se ka persona të lënduar, por ende nuk ka informacione të tjerë.
“Ka disa aksidente që kanë ndodhur aktualisht në rajonin e Pejës, por aksidenti në fshatin Dollc ka edhe persona të lënduar. Nuk mund të jap informacione të tjera për shkak se ende nuk janë konfirmuar nga ekipet e Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Rugova për Sinjalin.
Kujtojmë se gjatë të reshurave të shiut rritet numri i aksidenteve për shkak të gjendjeve të rrugëve./Gazeta Sinjali/