Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti në Gjirokastër, në aksin Tepelenë-Krahës.
Në këtë aksident janë përfshirë dy mjete të rënda, një kamion dhe një trajler.
Raportohet se i lënduari rëndë është drejtuesi i trajlerit, Eugen Hidri i cili është dërguar në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes./Gazeta Sinjali/