image Aksident në Gjakovë

Kosovë

Aksident në Gjakovë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën tranzit “Tirana”. Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, nga ky aksident nuk ka pasur viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Në këtë ndeshje janë përfshirë dy vetura.

Fotot nga vendi i ngjarjes janë dërguar nga një sinjalizues i gazetës Sinjali.

Kohët e fundit është rritur numri i aksidenteve në trafik ndërsa policia ka ashpërsuar masat ndaj kundërvajtësve. /Sinjali/