Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Nabërgjan të Pejës ku janë përfshirë dy vetura. Nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pejë-Trestenik në fshatin Nabërgjan rreth orës 18:00. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve. Dy persona kanë pësuar lëndime janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes është njësiti kompetent për shikimin e vendit të ngjarjes”, tha Gashi.
Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti.