Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se policia ka filluar hetimet për të identifikuar shkaqet që kanë sjellë deri tek ky aksident.
“Sot rreth orës 18:40, në rrugën “Prishtinë-Mitrovicë ” respektivisht në fshatin Milloshevë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve.
Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.
Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/