image Aksident në Ferizaj, 7 persona të lënduar, 4 prej tyre dërgohen në QKUK

Siguri

Aksident në Ferizaj, 7 persona të lënduar, 4 prej tyre dërgohen në QKUK

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku kanë mbetur shtatë persona të lënduar.

Për Gazetën Sinjali, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se katër nga shtatë personat e lënduar janë dërguar në QKUK, ndërsa tre janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Sonte në ora 19:10 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë ka ndodhur një aksident ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve me targa vendore . Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona , prej tyre 4 janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë , ndërsa 3 po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton këtë rast“, ka thënë Veseli.

/GazetaSinjali/