Një 72-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një automjet mbrëmjen e së dielës në Durrës, transmeton Gazeta Sinjali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit bregdetar, dhe sipas informacioneve paraprake ka qenë rezultati i përplasjes së këmbësores me iniciale N.M. me një mjet të drejtuar nga 49-vjeçari T.M.
“Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Kurse grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.