image Aksident në Druarë të Vushtrrisë, shtatë të lënduar

Kosovë

Policia/ Aksident në Druarë të Vushtrrisë, shtatë të lënduar

news image

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Druarë të Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot  rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në  fshatin Druarë të Vushtrrisë, Të përfshira në aksident  dy vetura civile ku si pasoj lëndime kanë pësuar shtatë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, tha Zahiti për Gazetën Sinjali.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

/Gazeta Sinjali/