image Aksident në Deçan, tre të lënduar

Siguri

Aksident në Deçan, tre të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në Deçan gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 21:15, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime, ku dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe i lënduari tjetër është duke u trajtuar në QKMF-në në Deçan.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Policia rreth orës 21:15 ka marrë informacione për një aksident në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku lëndime kanë pësuar tre persona. Dy nga të lënduarit shkaku i lëndimeve të rënda janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, kurse personi tjetër është trajtuar në QKMF-në në Deçan”, ka thënë Gashi për Sinjalin./GazetaSinjali/