Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi” drejtimi Ferizaj-Prishtinë, ku një grua ka mbetur e vdekur.
Policia ka bërë të ditur se viktima kishte dalë nga rruga dhe është rrokullisur, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, është bërë e ditur se vozitsja ka ndërruar jetë gjersa ishte duke u trajtuar në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.