Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradë afër Komoranit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në disa pamje të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se një veturë është aksidentuar në autostradë.
Në pamjet e dërguara nga sinjalizuesi shihet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.
Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar për këtë aksident.