image Aksident ndërmjet 15 veturave në Shkabaj, 15 persona bëhen për spital

Kosovë

Aksident ndërmjet 15 veturave në Shkabaj, 15 persona bëhen për spital

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një aksident zingjiror ndërmjet disa automjeteve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shkabaj.

Policia e Kosovës ka dërguar informacione shtesë ku bëhet e ditur se, pesë aksidente kanë ndodhur në të njëjtën kohë ndërmjet 15 automjeteve.

Sipas policisë, ndihmë mjekësore deri më tani kanë kërkuar 15 persona.

Me daten 28.12.2020 rreth ores 07:30 ne rrugen Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor , prej tyre 3 me lëndime. Të perfshira gjithsej janë15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjeksore deri tani kanë kerkuar 15 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Gazeta Sinjali/