image Prangosen një mashkull dhe një femër, vodhën 10 bateri të veturave në Shkabaj

Siguri/ Prangosen një mashkull dhe një femër, vodhën 10 bateri të veturave në Shkabaj

news image

Policia njofton se dje në fshatin Shkabaj të Obiliqit janë arrestuar një mashkull dhe një femër, për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Siç njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali, ata kanë vjedhur 10 bateri të veturave nga një shtëpi.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Shkabaj, Obiliq, 15-16.02.2020 – 18:00-13:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë për shkak se të njëjtit kanë vjedhur dhjetë bateri të veturave nga shtëpia e ankuesit mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/