image Aksident mes veturës dhe motoçiklistit në Vushtrri, lëndohet një person

Kosovë

Siguri/ Aksident mes veturës dhe motoçiklistit në Vushtrri, lëndohet një person

news image

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mes një motoçiklisti dhe një veture në Vushtrri.

Raportohet se i lënduar ka mbetur motoçiklisti, i cili është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në spital, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në rrugën “Bahri Kuqi” është raportuar për një aksident trafiku me të lënduar mes një motoçiklete dhe një veture”, ka thënë Zahiti./Gazeta Sinjali/