image Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Pejë, lëndohet një person - Sinjali

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Pejë, lëndohet një person

news image

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot tek Tregu i Gjelbër në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rreth orës 15:10 jemi informuar për një aksident tek Tregu i Gjelbër në Pejë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar motoçiklisti. I njëjti dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: