Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan, ku kanë mbetur të lënduar dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident ishin të përfshirë një furgon dhe një veturë, kurse të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë ajo për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/