Një aksident trafiku ndërmjet një veture zyrtare dhe dy civile ka ndodhur dje në fshatin Klinë e Ulët, me ç’rast janë lënduar shtatë persona, raporton Sinjali.
Këtë informacion e ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes 3 veturave, dy civile dhe një veture zyrtare”, tha policia.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë meshkuj dhe dy femra.
“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. /Sinjali/