image Aksident mes tri veturave në Lubeniq, ka të lënduar

Siguri

Aksident mes tri veturave në Lubeniq, ka të lënduar

news image

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur para pak çastesh në Lubeniq të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se nga aksidenti ka pësuar lëndime trupore një person.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë, i ka thënë Sinjalit se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

“Në aksident janë përfshirë 3 vetura dhe një person ka marrë lëndime trupore. Ai pranoi menjëherë tretman mjekësor”, tha Gashi. /Gazeta Sinjali/