Një aksident trafiku mes tre automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në rrugën magjistrale Prishtinë Gjilan, në afërsi të fshatit Mramor.
Në këtë aksident nuk raportohet për persona të lënduar.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, i cili ka njoftuar se janë krijuar kolona në rrugë.
“Ndërkohë që është krijuar kolona në rrugë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka liruar rrugën për qarkullim dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ai për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/