Një aksident trafiku mes një traktori dhe dy veturave ka ndodhur tri orë më parë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në këtë aksident, ndërsa rasti për Gazetën Sinjali është konfirmuar nga zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor fshati Pestovë, në aksident të përfshira dy vetura civile dhe një taktor, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/