Një aksident trafiku mes veturës zyrtare të Policisë së Kosovës dhe një taksie private ka ndodhur mesditën e sotme, në rrugën “Avdullah Presheva” në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se deri tek aksidenti erdhi derisa taksisti po mundohej të gjente një vendndalje më të përshtatshme dhe nga pakujdesia është ndeshur me veturën zyrtare të policisë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan bëjnë të ditur se në momentin e aksidentit, vetura e policisë ishte ndalur dhe me drita rrotative po ua tërhiqte vërejtjen veturave të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Madje, para se të shkaktohej aksidenti, policia i kishte dhënë shenjë që të ndalet edhe taksistit.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në rrugën “Avdullah Presheva”, përballë Xhamisë së Medresesë në Gjilan dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar./Gazeta Sinjali/