Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Matiqan” në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Isa Kastrati”, raporton Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një biçiklisti dhe një veture.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, i cili pa dhënë më tepër detaje njoftoi se si pasojë e aksidentit është lënduar çiklisti./GazetaSinjali/