Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00, ku janë përfshirë katër vetura civile.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksidenti me lëndime ka ndodhur në rrugën ‘Avni Saraçi” në Vushttri”, tha Zahiti./Gazeta Sinjali/