image Aksident mes katër veturave në Drenas, ka të lënduar

Siguri

Aksident mes katër veturave në Drenas, ka të lënduar

news image

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, tha për Sinjalin se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në Zabel të Ulët.

Në orën 10:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Zabel i Ulët-Drenas. Në aksident janë përfshirë katër vetura. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor”, tha Krasniqi. /GazetaSinjali/