image Aksident mes katër automjeteve në Gjilan, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident mes katër automjeteve në Gjilan, lëndohen tre persona

news image

Aksidentet në trafik janë bërë një problem i madh si për këmbësorët ashtu edhe për vozitësit, pasi incidentet e atilla po rriten çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu edhe dje në Rrugën Qarkore të Gjilanit pas orës policore, rreth orës 19:30, Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ka ndodhur një aksident në mes tri veturave dhe një kamionit.

Sinjalizuesit njoftojnë se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në spitalin e Gjilanit, për trajtim mjekësor.

/Gazeta Sinjali/