image Aksident mes dy veturave në Suharekë, lëndohen tre persona

Kosovë

Aksident mes dy veturave në Suharekë, lëndohen tre persona

news image

Mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën “Xhavit Syla” të Suharekës, kanë mbetur të lënduar tre persona si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se tre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ku dy pasagjerët janë liruar, ndërsa vozitësi i makinës është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm.

Nuk dihet si ka ardhur deri te ky aksident i cili ka ndodhur mbrëmë gjatë orës policore.

/Gazeta Sinjali/