Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 14:40, në rrugën “Enver Hadri”, në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se një veturë në lëvizje e ka goditur një veturë tjetër që ka qenë e parkuar në atë rrugë.
“Po, sot rreth orës 14:40 ka ndodhur një aksident mes dy veturave, njëra prej tyre nuk ka qenë në lëvizje, ka qenë e parkuar. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person”, tha ai./Gazeta Sinjali/