image Aksident mes dy veturave në Pejë, dyshohet se dy persona u lënduan rëndë (VIDEO)

Siguri

Aksident mes dy veturave në Pejë, dyshohet se dy persona u lënduan rëndë (VIDEO)

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave, ka ndodhur sonte në mbrëmje, rreth orës 22:30 në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, por nuk ka dhënë detaje tjera për shkak se, siç tha ai, ekipet e Policisë janë ende në vendngjarje.

Mirëpo, një sinjalizues i ka thënë Sinjalit se ky aksident ka ndodhur në vendin e njohur si përballë Gogajve dhe se janë lënduar shoferët e të dy veturave.

Madje sipas tij, shoferja e njërës veturë është parë pavetëdije, ndërsa shoferi tjetër ka marrë lëndime të rënda.

Ai bënë të ditur se në njërën veturë kanë qenë gjithsej katër persona ndërsa në tjetrën dy.

/GazetaSinjali/