Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Leposaviq, raporton Gazeta Sinjali.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura civile, ndërsa të lënduar kanë mbetur dy ngasësit e veturave dhe një pasagjer, të nacionalitetit serb, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
Pas tretmanit mjekësor, të njëjtit janë liruar në shtëpi, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori. /Gazeta Sinjali/