image Aksident mes dy veturave civile në Autostradë, njëri nga zyrtarët policor dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda

Siguri

Aksident mes dy veturave civile në Autostradë, njëri nga zyrtarët policor dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda

news image

Në orët e sotme të mbrëmjes ka ndodhur një aksident mes dy veturave civile në Autostradën në Prizren.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti.

Sipas tij, në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civilë, të cilët megjithëse janë jashtë rrezikut për jetë, dyshohet për një lëndim të rëndë për njërin nga dy zyrtarët.

Bytyqi ka shtuar se dy zyrtarët e lënduar janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

“Ju informojmë se rreth orës 20:10, ndalje të Autostradës Prizren Jug ka ndodh një aksident në mes të dy veturave civile. Ne njërën veture kanë në qenë duke udhëtuar zyrtarë policorë nga kufiri të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Në këtë aksident janë lënduar dy zyrtarë policorë dhe dy civil. Zyrtarët policorë të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, mirëpo dyshohet për lëndim të renda për njërin nga zyrtarët. Dy zyrtarët e lënduar janë duke për trajtuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka deklaruar Bytyqi.

/GazetaSinjali/