Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Nekibe Kelmendi”, konkretisht te Pallati i Drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se në këtë aksident janë të përfshirë dy furgona.
Ky sinjalizues i Gazetës Sinjali ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.