image Aksident mes dy automjeteve në Vranidoll, një person bëhet për spital

Siguri

Aksident mes dy automjeteve në Vranidoll, një person bëhet për spital

news image

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve që ka ndodhur sot, rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjeksore ka kërkuar një person. Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali/